ÇFARE MUND TE VIZITONI NE VLORE?

Vlorë, një nga qytetet bregdetare më të bukura të Shqipërisë, ofron një përzierje unike të natyrës, historisë dhe kulturës. E njohur si vendlindja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me një vijë bregdetare magjepsëse që përqafon detin Jon dhe Adriatik, Vlorë është një destinacion i përsosur për pushime, eksplorim dhe relaks.

Kala , muzeum ,kishe ,xhami ,galeri

Parqe, male, plazhe, liqene

Boat tour, hiking, paddleboard ,hiking

5 ME TE VIZITURAT

1.KALAJA E KANINES

Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380m mbi nivelin e detit.Muri rrethues është i gjate 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.Mendohet te jetë ngritur aty nga shekulli i IV p.e.r. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke. 

2.MUZEU I PAVARESISE

Ne kete shtepize te vogel jane fillesat e para te shtetit te pavarur te shqiptareve. Kjo I jep nje rendesi teper te vecante. Prane ndodhen buste te ndryshme, por gjithashtu monumente qe lidhen po me kete periudhe.Muzeu I Pavaresise eshte nje monument kulture i ndodhur prane Porti te Vlores. E gjithe historiku dhe permbajtja e materialeve lidhen me Ismail Qemalin, kabinetin e punes dhe periudhen kur u shpall Pavaresia e Shqiperise. Nje ndertese modeste me 2 kate dhe me elemente teper origjinal qe datojne me shume se nje shekull me pare.

3.MANASTIRI I ZVERNECIT

Manastiri I Zvernecit eshte pjese e lagunes se Nartes dhe pozicionohet ne nje ishull te vogel, I cili lidhet me nje ure te drunjte me Zvernecin.Pervec pjeses se rendesise fetare, ky ishull I vogel eshte i pozicionuar ne nje nga vendet me piktoreske.Manastiri I Zvernecit eshte ndertuar ne periudhen e mesjetes dhe ndodhet padyshim ne nje vend fantastik.

4.MONUMENTI I PAVARESISE

Monumenti i Pavarësisë është një monument në Vlorë, Shqipëri, kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Sh.Hadëri në Vlorë në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra. Ky monument ngrihet në qendër të qytetit në Sheshin e Flamurit. Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

5.ISHULLI SAZANIT

Ishulli I Sazanit eshte padyshim nje nder atraksionet qe ngjall interes per cdo person qe viziton Vloren. Duke sherbyer si baze ushtarake me pare ka qene e pamundur te vizitoje kete ishull, por ne ditet e sotme situata ka ndryshuar. Duhet te theksojme se siperfaqja e ishullit eshte e madhe dhe eshte rreth 5.7 km2. Cfare pret te vizitosh ne kete ishull? Shpella nenujore, plazhe te virgjera, pyje, faune dhe flore shume te pasur dhe te rralle dhe elemente ushtarake te periudhes komuniste.

sqSQ
Scroll to Top