Frymëmarrja e natyrës në zemër të qytetit të gurtë
Përtej mureve të lashta, Berati të fton të zbullosh natyrën e tij të qetë e mahnitëse.Lugina e Osumit, kanionet dhe kodrat përreth krijojnë skena që të mbeten në mendje.
UJEVARA E BOGOVES
Ujëvara e Bogovës ndodhet pranë fshatit Bogovë, rreth 20 km larg Beratit. Ajo është një nga mrekullitë natyrore më të bukura të zonës, me ujë kristal të pastër që bie nga një lartësi prej rreth 20 metrash, duke formuar një pellg të kaltër e të freskët. Është një destinacion i përsosur për shëtitje, relaks dhe aventurë në natyrë.
MALI I TOMORRIT
Mali i Tomorrit është një nga malet më të larta dhe më të shenjta në Shqipëri, me majën që arrin rreth 2,416 metra mbi nivelin e detit. I njohur për peizazhet madhështore, legjendat dhe besimet fetare, ai është vend pelegrinazhi i rëndësishëm dhe një destinacion i dashur për alpinistë, aventurierë dhe dashamirës të natyrës.
KANJONI I OSUMIT
Kanjoni i Osumit, pranë Çorovodës, është një nga atraksionet më mbresëlënëse natyrore të Shqipërisë.Lumi Osum ka gdhendur për shekuj këtë kanjon mahnitës me ujëra të kthjellëta dhe shpella të fshehta.Shkëmbinjtë e lartë dhe pamjet unike krijojnë një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët.Është vendi ideal për rafting, eksplorim dhe aventura në natyrë.
Pas çdo aventure, ju pret një vend për të pushuar
Zbuloni akomodimet tona më të mira dhe rezervoni qëndrimin tuaj.