Natyrë pa kufij – Nga bregdeti në majat e maleve
Plazhet me ujëra të kristalta, te parqet e gjelbëruara dhe shtigjet malore që të çojnë drejt qiejve. Çdo cep është një ftesë për relaks, aventurë dhe frymëzim.
RRUGA JUAJ DREJT BREGDETIT TE ENDRAVE
Plazhi i Ri i Vlorës
Plazhi i Ri në Vlorë shtrihet përgjatë bregut jugor të qytetit, i rrethuar nga hotele moderne, lokale dhe një shëtitore mahnitëse. Një destinacion i përkryer për relaks dhe perëndime spektakolare buzë Adriatikut.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Plazhi i Nartës
Plazhi i Nartës ndodhet pranë lagunës me të njëjtin emër, një zonë e mbrojtur me biodiversitet të pasur. I izoluar dhe i qetë, ky plazh ofron rërë të artë, ujëra të kthjellëta dhe një atmosferë të paprekur, perfekte për ata që kërkojnë pushime në natyrë larg zhurmës së qytetit.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Plazhi i Radhimës
Plazhi i Rradhimës ndodhet në jug të Vlorës dhe ofron një kombinim të ujërave të kristalta, rërës së pastër dhe gjelbërimit përreth. Një vend ideal për pushime të qeta në natyrë, larg zhurmës së qytetit.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Plazhi i Orikumit
Plazhi i Orikumit ofron një bregdet të gjërë me rërë të artë dhe ujëra të qeta, perfekt për familje dhe pushime relaksuese. I vendosur pranë qytetit, është një destinacion i përshtatshëm për ata që kërkojnë qetësi dhe akses të lehtë në plazh.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
PLAZHI I DHERMIUT
Plazhi i Dhërmiut është i njohur për ujërat e tij të kristalta dhe plazhin me rërë të imët, i rrethuar nga shkëmbinj të bukur dhe natyrë e paprekur. Është një destinacion i preferuar për pushuesit që kërkojnë kombinimin perfekt mes relaksit dhe aventurës në një mjedis të mrekullueshëm bregdetar.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Plazhi i Palases
Plazhi i Palasës ofron një bregdet të gjatë me rërë të artë dhe ujëra të kthjellëta. Është vendi ideal për pushime të qeta larg turmave. Natyra e paprekur dhe atmosfera relaksuese e bëjnë atë një perlë të vërtetë të bregdetit shqiptar.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Plazhi i Drymades
Plazhi i Drymades është i njohur për rërën e tij të pastër dhe ujërat e kthjellëta, duke ofruar një ambient të qetë dhe relaksues pranë bregdetit. I rrethuar nga natyra e gjelbëruar, është vendi perfekt për pushime larg zhurmës së qytetit.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Plazhi i Jales
Plazhi i Jalës ofron ujëra kristal të pastër dhe shkëmbinj të lartë që krijojnë një peizazh magjik. Një vend ideal për relaks dhe aventura në natyrë. Atmosfera e qetë dhe e paprekur e bën atë destinacionin perfekt për çdo vizitor.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Gjiri Akuariumit
Gjiri i Akuariumit është një vend unik bregdetar me ujëra të qeta dhe të kthjellëta, ideal për not dhe zhytje. E njohur për peizazhet e bukura dhe atmosferën e qetë, është një oazë relaksi pranë Vlorës.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
NGJYRAT E DETIT, PUSHIMET E SHPIRTIT
Një ftesë për të përjetuar qetësinë dhe bukurinë që ofron bregdeti. Nga nuancat e kaltërta të ujit e deri te perëndimet magjike mbi horizont, çdo moment pranë detit sjell qetësi, frymëzim dhe rigjallërim për shpirtin. Plazhet janë më shumë se një destinacion – janë një përvojë që të lidh me natyrën dhe veten.
SI MUND TE ARRIHEN KETO PLAZHE?
Gjiri i GRAMES
Gjiri i Gramës është një perlë e fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe ujërave të kristalta. I arritshëm vetëm me varkë ose në këmbë, ofron një përvojë unike larg çdo zhurme. Me histori të lashtë dhe natyrë të paprekur, është një destinacion magjepsës për aventurierët.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Ishulli Sazanit
Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh në Shqipëri, i mbuluar me natyrë të egër dhe histori ushtarake. Dikur bazë e izoluar, sot është një atraksion misterioz për eksploruesit. Ujërat përreth janë të kristalta, ideale për zhytje dhe aventura detare.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
Gjiri i Gjipese
Gjiri i Gjipësë është një ndër plazhet më të veçantë në jug të Shqipërisë, i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur. Ujërat e kthjellëta dhe rëra e artë krijojnë një ambient të qetë dhe natyror. I arritshëm vetëm në këmbë ose me varkë, është destinacion ideal për aventurierët.
Aksesi
Tipi i plazhit
- Publik
- Private
ME SHUME SE DETI - UDHETIM NE BUKURINE E NATYRES

1.PYLLI SODES
Pylli i Sodës është një nga mushkëritë e gjelbra të Vlorës, i shtrirë përgjatë bregdetit, mes qytetit dhe detit Jon. I mbuluar me pisha të larta dhe aromatike, ky pyll ofron një ambient të qetë për shëtitje, biçikletë apo pushime larg zhurmës urbane. Ajri i pastër, cicërimat e zogjve dhe aroma e pishave e bëjnë një vend ideal për relaks dhe lidhje me natyrën.

2.LAGUNA E NARTES
Laguna e Nartës është një nga zonat më të rëndësishme natyrore në bregdetin shqiptar, e njohur për biodiversitetin e pasur dhe peizazhin e qetë. Ajo është strehë për qindra lloje shpendësh, përfshirë edhe flamengot rozë, dhe ofron një përvojë unike për dashamirësit e natyrës dhe fotografisë.

3.PARKU I LLOGARASE
Parku Kombëtar i Llogarasë është një thesar natyror që shtrihet midis detit dhe maleve, në një lartësi mbi 1000 metra. I mbuluar me pyje të dendura me pisha dhe bredha, parku ofron ajër të freskët, pamje mahnitëse dhe është një ndalesë e paharrueshme për udhëtarët që kalojnë drejt bregut të Jonit.

4.MALI ÇIKES
Mali i Çikës është maja më e lartë e bregdetit shqiptar, duke arritur në 2,044 metra mbi nivelin e detit. I vendosur mbi Rivierën e Vlorës, ky mal ofron pamje spektakolare që shtrihen nga deti Jon deri në thellësi të jugut shqiptar. Me shtigje aventureske dhe natyrë të paprekur, Çika është destinacion ideal për alpinistë, ecës dhe adhurues të natyrës së egër.