Kështjella, Gurë dhe Legjenda
Aty ku rrënojat flasin, gurët mbajnë kujtime dhe çdo qoshe fsheh një legjendë. Zbuloni atraksionet më mbresëlënëse historike që kanë formuar identitetin dhe shpirtin e një vendi.

1.KALAJA E KANINES
Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380m mbi nivelin e detit.Muri rrethues është i gjate 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.Mendohet te jetë ngritur aty nga shekulli i IV p.e.r. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke.

2.MUZEU I PAVARESISE
Ne kete shtepize te vogel jane fillesat e para te shtetit te pavarur te shqiptareve. Kjo I jep nje rendesi teper te vecante. Prane ndodhen buste te ndryshme, por gjithashtu monumente qe lidhen po me kete periudhe.Muzeu I Pavaresise eshte nje monument kulture i ndodhur prane Porti te Vlores. E gjithe historiku dhe permbajtja e materialeve lidhen me Ismail Qemalin, kabinetin e punes dhe periudhen kur u shpall Pavaresia e Shqiperise. Nje ndertese modeste me 2 kate dhe me elemente teper origjinal qe datojne me shume se nje shekull me pare.

3.MONUMENTI I PAVARESISE
Monumenti i Pavarësisë është një monument në Vlorë, Shqipëri, kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Sh.Hadëri në Vlorë në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra. Ky monument ngrihet në qendër të qytetit në Sheshin e Flamurit. Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

4.QYTETI ANTIK ORIK
Qyteti antik i Orikut ndodhet në Pashaliman, që është pjesë e Vlorës. Origjina e këtij qyteti daton në kohët e lashta, rreth shekullit të V para Krishtit. Sipas burimeve historike, Oriku është përmendur si një port në Epir nga figura të njohura si Herodoti dhe Hekateu i Miletit.

5.XHAMIA MURADIE
Objekti është ndërtim i shekullit të XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë të këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe të arkitekt Sinanit në Stamboll.

6.QYTETI I VJETER I VLORES
Qyteti i vjetër i Vlorës ka një histori të pasur që shkon deri në shekullin VI para erës sonë, kur njihej me emrin Aulona. Ai ishte një qytet i rëndësishëm në Ilirinë e Jugut dhe ka qenë dëshmitar i ngjarjeve të mëdha historike, përfshirë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

7.KALAJA E GJON BOCARIT
Kalaja e Gjon Boçarit ndodhet mbi një kodër dominuese, e cila mbikëqyr fushën e Dukatit, Tragjasit dhe fshatit Radhimë. Pozicioni strategjik i saj i mundësonte kontrollin e bregdetit dhe rrugëve që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe asaj të Shën Gjergjit.
Kjo kështjellë ka një formë katërkëndëshe kënddrejtë, me përmasa rreth 30 x 18 metra. Në qoshet veriore dhe lindore ndodhen dy kulla poligonale, ndërsa hyrja e vetme është vendosur në mes të njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.

8.KUZUM BABA
Kuzumi është ndryshe – Tempulli i Bektashinjve, i vendosur mbi një kodër në qytetin e Vlorës. Kjo teqe, një nga më të rëndësishmet për besimtarët bektashinj në Shqipëri, daton që prej shekullit XVII. Ajo mban emrin e Baba Kuzumit, një udhëheqës shpirtëror i rëndësishëm i këtij komuniteti.

9.MANASTIRI I ZVERNECIT
Manastiri I Zvernecit eshte pjese e lagunes se Nartes dhe pozicionohet ne nje ishull te vogel, I cili lidhet me nje ure te drunjte me Zvernecin.Pervec pjeses se rendesise fetare, ky ishull I vogel eshte i pozicionuar ne nje nga vendet me piktoreske.Manastiri I Zvernecit eshte ndertuar ne periudhen e mesjetes dhe ndodhet padyshim ne nje vend fantastik.